Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” arriti të marrë drejtimin vetëm në shtatë bashki nga 61 gjithsej në zgjedhjet e 14 majit, por rezultati për këshillat bashkiakë është akoma më i keq.

Nga këto shtatë bashki, në gjashtë prej tyre ka nisur numërimi i votave të këshillit dhe rezulton se “Bashkë Fitojmë” i ka humbur ato të gjitha përballë Partisë Socialiste.

Në Has, Fushë Arrëz, Pukë, Mirditë, Himarë e Memaliaj, PS-ja ka nxjerrë më shumë këshilltarë se BF-ja, ndërsa në Kavajë numërimi nuk ka nisur akoma.

Has
Bashkë Fitojmë 3
PS 4

Fushë-Arrëz
Bashkë Fitojmë 1
PS 2

Pukë
Bashkë Fitojmë 1
PS 2

Mirditë
Bashkë Fitojmë 2
PS 4

Himarë
Bashkë Fitojmë 5
PS 9

Memaliaj
Bashkë Fitojmë 3
PS 7

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb