Nagelsmann tani ka një problem: Tuchel. Ky është titulli i “Bild”, duke aluduar për shkarkimin e trajneri të Bayern Munchen pas rezultateve në kampionat.

Gjashtë pikët e tij në grupin më të vështirë të Ligës së Kampionëve, pas fitoreve kundër Interit dhe Barcelonës, nuk i kanë lënë në hije rezultatet e dobëta në Bundesligë, ku kampionët gjermanë nuk kanë fituar katër nga gjashtë ndeshjet e tyre, diçka që nuk kishte ndodhur në 20 vitet e fundit.

“Ndonjëherë super Bayern! Ndonjëherë kastravec Bayern!” – këmbënguli media gjermane e sipërcituar. Aura e Julian Nagelsmann, pesëmbëdhjetë muaj pasi Bayerni pagoi 25 milionë euro për ta marrë në stolin e vet, duket shumë e heshtur.

Aq sa shkarkimi i fundit i Thomas Tuchel nga Chelsea është një shtesë tjetër në horizontin e stuhishëm të Nagelsmann, sepse e bën zgjidhjen shumë të lehtë kur gjërat nuk funksionojnë. Zyrtarisht, stafi drejtues i Bayernit vazhdon të mbajë fjalën e tij në mbështetje të Nagelsmann.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb