Anëtarja e Kryesisë së LVV dhe ish-ministrja Albulena Haxhiu ka dhënë mesazhin e parë në një dalje për mediat.

Haxhiu thotë se me rezultatet që po jepen nga KQZ, rezulton se fjala Referendum nga LVV ka qenë e qëlluar.

Tashmë festa ka filluar në kampin e Vetëvendosjes, por Haxhiu u kërkon simpatizantëve dhe qytetarëve  që ta  vijojnë në shtëpi pranë familjeve dhe jo në sheshe.

“Kemi pasur një ditë të gjatë me temperatura të ulëta. Kam një mesazh falënderimi dhe mirënjohje të thellë për qytetarët e Kosovës. Dalja e tyre ka qenë e kënaqshme për demokracinë tonë. Andaj mund të themi se fjala referendum ka qenë e qëlluar. Kërkojmë që festa e qytetarëve të vazhdojë nëpër shtëpitë e tyre. Kjo për shkak se në sheshe dhe në këtë temperaturë të ftohtë mund të kemi pasoja shëndetësore. Jemi në një situatë pandemike.”, ka thënë Haxhiu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb