Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi mbledhje publike në mbështetje të Kodit Zgjedhor, për shyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij.

Komisioneri shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet për shpalljen e rezultatit të shortit për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-së në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.

Sipas rezultatit të shortit, Partia Demkoratike e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift.

Komisioneri shqyrtoi edhe aktet “Për miratimin e formatit dhe specifikimeve të vulës të KZAZ, të vulës së KQV, vulës së kryetarit të KQV dhe të vulës rezervë të KQV, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021” si dhe “Për miratimin e modeleve dhe specifikimeve të shenjave dalluese të logjistikës zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.​

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: