Borussia Dortmund ka shkarkuar trajnerin Marco Rose pas vetëm një sezoni në detyrë. Trajneri gjerman e udhëhoqi Dortmundin drejt një përfundimi të respektueshëm në vendin e dytë në Bundesligë gjatë sezonit të tij të pare.

Por humbjet poshtëruese në Champions dhe elimiminimi më pas edhe nga Europa League patën ndikim në të ardhmen e tij. Rose u soll në Westfalenstadion verën e kaluar pas dy vitesh me Borussia Monchengladbach.

Në një deklaratë nga Dortmund thuhej: “Hans-Joachim Watzke, Michael Zorc dhe Sebastian Kehl dëshirojnë të falënderojnë Marco Rose për punën që ka bërë. Përkushtimi i tij i madh dhe diskutimet e besuara dhe i urojnë atij gjithë të mirat për të ardhmen e tij personale dhe sportive”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb