Kohë aspak të mira tek Chelsea, ekipi pretendent për titullin e Premier League këtë vit që javët e fundit po kalon periudhë të vështirë me rezultate zhgënjyese.

Nga gjithë kjo, fajtor duket se ka dalë Lampard pasi po përflitet se dita-ditës ai mund të shkarkohet befasisht.

Menjëherë në ishull kanë nisur edhe hamendësimet se kush mund të jetë zëvendësuesi i tij, por mediat britanike shprehen të bindura se një kandidat potencial për stolin londinez është ukrainasi Andreyi Shevchenko.

44-vjeçari i cili momentalisht drejton Ukrainën po spikat si menaxher, teksa si futbollist ka lënë mbresa, teksa disa vite i kaloi edhe tek Chelsea si sulmues në periudhën 2006-2009.

Pas 11 vitesh Shevchenko mund të rikthehet në Londër si trajner, kurse Lampard përveç rezultateve i trembet edhe humorit të Abramovich pasi kandidatët e tjerë nuk mungojnë, në radhë thuhet se presin Allegri, Tuchel, Julian Nagelsmann, Rafa Benitez, Nuno Espirito Santo apo ish-kapiteni John Terry.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb