Inter trembi jo pak kundërshtarët në fillim të sezonit duke korrur një sërë rezultatet pozitive të cilat i dhanë mundësinë skuadrës të qëndrojë për një kohë të gjatë në zonën “Champions” edhe pas disa disfatash.

Për herë të parë këtë sezon zikaltërit janë poshtë vendit të katërt, pozicion që të çon në “Champions League”, dhe për këtë arsye tifozët janë jo pak të mërzitur.

Situata duket shumë e rënduar pas humbjes së fundit në Genoa por për t’i dhënë një impuls ekipit ka menduar Spalletti i cili në një intervistë të fundit është zotuar që zikaltërit do të kapin zonën “Champions”.

“Para-sezoni ishte shumë i mirë dhe fillimi i mirë i sezonit më dhanë mundësi të provoja menjëherë entuziazmin e tifozëve, një ngrohtësi që më tronditi dhe që më veshi zikaltër kokë e këmbë. Mbase kjo periudhë vështirësie po e bën lidhjen time me këtë skuadër akoma më të fortë. Të shikoj tifozë që vuajnë dhe që janë të shqetësuar për rezultatet është diçka që më bën të ndihem keq, por në të njëjtën kohë më karikon sepse unë mbi te gjitha dua të mirën e kësaj skuadre.”- u shpreh tekniku Spaleti

Ai u shpreh se te Interi ka gjetur një ekip që duhej rindërtuar nga fillimi, prandaj ka vështirësi.

“Në këto shtatë muaj kam pasur mundësi ti shikoj gjërat nga brenda dhe si pasojë të kuptoj më mirë shumë situata. Mund të them që është fiks si të rikonstruktosh një shtëpi. Bëhet një analizë, një sërë punësh duke u bazuar tek eksperienca, por vetëm gjatë punës në vazhdim mund të shikosh me kujdes se cilat janë ndërhyrjet që duhet të bësh.

Është e vështirë të kapësh objektivat që i ke vënë vetes nëse nuk je brenda të ardhmes tënde. Kështu që e ardhmja ime në këtë moment është të dërgoj Interin në “Champions League”, deklaroi Spalletti për mediat italiane.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb