Shpallja e notave të provimeve me zgjedhje të maturës shtetërore, ka anuluar protestën e thërritur nga nxënësit në orën 10:00 të kësaj të hëne. Ata u shprehën prapa kamerave për News24, se nuk kanë dalë në manifestim, pasi shumica ishin të kënaqur me rezultatin e lëndës së biologjisë, për të cilën pretendonin se përmbante pyetje që nuk kishin lidhje me programin.

Ndërkohë, disa të tjerë, thanë se janë nxënës ekselentë, ndërsa kanë marrë vlerësime shumë më të ulëta se sa aftësitë e tyre. Sa i takon rezultateve, në provimin me zgjedhje kanë 29775 maturantë. 1144 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke ngelur, ndërsa 128 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 96.16% ndërsa nota mesatare është 7.52. Krahasuar me një vit më parë, në provimet me zgjedhje të maturës 2020-2021, kanë marrë notën 10 231 maturantë, ndërsa me notën katër janë vlerësuar 1886 nxënës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: