Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në studion e “News24” foli për fushatën elektorale të 14 majit, duke u shprehet se ka një entuziazëm të qytetarëve për ndryshimin.

Gjatë bisedës në studio, Braimllari tha se urrejtja ndaj keqqeverisjes Rama ndjehet kudo në Shqipëri.

Sa i përket akuzave për kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ai theksoi se janë kandidatët e PS ata që janë mashtrues dhe se nuk kanë ndarë asnjë program me qytetarët në takimet e tyre.

“Kandidati ynë fitues Belind Këlliçi ka thënë qartë se Tirana ka një kryetar bashkie që abuzon dhe sheh vetëm shërbimin e tij personal. Ai do të ketë një votë masive kundër dhe për këtë ne jemi të bindur. Nevoja për ndryshim ndjehet kudo, ndjehet në Kavajë, e në Kamëz. Fitorja e Fisnik Qoses në Kavajë do të jetë e jashtëzakonshme.

Sot qytetarët kanë parë që ka pasur mungesë të llogaridhënies, kemi një sistem monist ku kryetarët e Bashkisë nuk japin llogari. Nuk kemi parë llogaridhënie dhe debat të hapur, por është fokusuar gjithçka për interesa personale, dhe e kemi parë edhe në Bashkinë e Tiranës me Erion Veliajn. Programi i Belind Këlliçit u krijon mundësinë qytetarëve që të përballojnë kostot e jetesës”, tha ndër të tjera Braimllari.

Ndër të tjera, ai shtoi se në fitorja do të jetë absolute në Tiranë Durrës dhe Elbasan, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në votime më 14 maj, pasi vota e tyre do t’u kthejë pushtetin e munguar.

“Kandidati ynë në bashkinë e Vorës është në avantazh, kjo është e qartë”, tha ndër të tjera ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb