Ashtu siç ishte lajmëruar, Partia Demokratike mblodhi ditën e sotme në orën 11:00 grupin parlamentar, të thirrur vetë nga kryedemokrati Lulzim Basha.
Mbledhja e ditës së sotme, e cila vijon prej 4 orësh, ka pasur në fokus të saj zhvillime me rëndësi për situatën dhe të ardhmen e kampit blu.

Ky takim vjen pas zgjedhjeve të 6 marsit, ku PD-ja nuk ka fituar asnjë prej bashkive. Rezultati ka sjellë pakënaqësi në radhët e deputetëve të PD, disa prej të cilëve kanë kërkuar zgjedhje në parti dhe doreheqjen e Lulzim Bashës.

Këtë të enjte, kujtojmë që në një komunikim me gazetarët Basha u shpreh: “Ka pasur një mbledhje të grupit të deputetëve që një ditë më pas, një mbledhje të grupit të kryetarëve, Kolegjin e Kryetarëve, do të vazhdojë me mbledhjen e Kryesisë. Pra jemi në një proces të thellë reflektimi pas të cilit padiskutim do të marrim përgjegjësitë nga unë i pari”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: