KQZ do të mblidhet nesër në një seancë publike për mandatin e kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj.
Ky i fundit rezultoi nga hetimet e Prokurorisë së Përgjithshme se ka qenë i dënuar me 3 vite në burg gjatë kohës kur ka jetuar në Greqi si emigrant për përleshje apo konflikt.

Më parë rasti i Ismailajt u denoncua nga Partia Demokratike e cila e akuzonte Ramën dhe PS se në Mallakastër kishte vendosur një kryebashkiak të kriminalizuar.

Tashmë pritet vendimi i KQZ nesër nëse do të heqë apo jo mandatin e Ismailajt i cili rezulton ashtu siç u denoncua muaj më parë, me probleme në ligjin e dekriminalizimit.

NJOFTIMI NGA KQZ
Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve zhvillon seance publike diten e Merkure, date 30.06.2021, ne oren 11:00 me kete rend dite:
Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në këshillin e bashkisë Dropull, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste e Shqipërisë, zj. Alketa Kiço Basho”;
Projektvendim “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin vetëdeklarues z. Qerim Ismail Ismailaj, kryetar i bashkisë Mallakastër, qarku Fier, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb