KQZ është mbledhur sot për të shqyrtuar verifikimin e Prokurorisë së Përgjithshme për dënimin që kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj ka pasur në Greqi në vitin 2000.

Ai u dënua me 3 vite burg për konflikt, por nuk e deklaroi në formularin e dekriminalizimit para kandidimit.

Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso kërkoi ndërprerjen e mandatit të kryebashkiakut të Mallakastrës pasi ndodhet në kushtet e ndalimit për periudhë 10-vjeçare dhe ai ende s’ka nisur dënimin e 21 viteve më parë.

”Ishte PD që vuri në lëvizje PP për verifikimin e kryebashkiakut të Mallakastrës. Ismailaj ishte në kushtet e pakandidimit në momentin që u zgjodh, pasi ishte dënuar.
Ismailaj ndodhet në kushtet e ndalimit të kdndidimit për periudhë 10-vjeçare, nga momenti i nisjes së dënimit dhe në dijeninë tonë ai nuk ka nisur dënimin.
Sipas nesh KQZ duhet të konstatojë faktet vendosë largimin e kryebashkiakut të Mallakastrës.
Të vendoset ndërprerja e mandatit të kryetarit të Bashkise Mallakastrës.”- tha Kaso.

Ndërkohë avokati mbrojtësi,Besnik Strati thotë se Ismailaj nuk rezulton person i ndaluar apo i dëbuar nga Greqia, madje s’ka pasur dijeni për vendimin.

”Shqyrtimi në Gjykatën greke është zhvilluar në mungesë të Qerim Ismailaj dhe ai nuk ka pasur dijeni për vendimin.
Qerim Ismailaj nuk figuron si person i ndaluar nga ndonjë autoritet i huaj apo i dëbuar nga ndonjë vend i huaj. Me rëndësi është fakti se Ismailaj nuk ka pasur asnjëherë dijeni për gjykimin. Kërkojmë të vendoset vijimi i ushtrimit të detyrës së Qerim Ismailaj.”- tha Strati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb