Sulmuesi 38- vjeçar i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç nuk i ka lënë reagimet epike pavarësisht se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Suedezi informon publikun nëpërmjet ‘‘Twitter” se ka kryer dy teste, teksa shkruan se dje doli negativ kurse sot pozitiv. Ndërkohë thekson se s’ka asnjë simptomë ndaj COVID-19.

Por në fund nuk e lë statusin pa një batutë, teksa thotë se COVID-19 ka guximin që ta sfidojë atë dhe kjo është një ide e keqe, duke ironizuar.

‘”Rezultova negativ ndaj COVID dje, dhe pozitiv sot. Gjithsesi asnjë simptomë. COVID pati guximin të më sfidojë mua. Ide e keqe.”- shkruan Ibrahimoviç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb