Një 91-vjeçar në Itali, ka tentuar të vetëvritet kur mësoi se është infektuar me COVID-19. Mediat italiane shkruajnë, se i moshuari është ngjitur në tarracën e godinës ku jetonte dhe ka tentuar të hidhet prej aty.

Policia ndërkohë ndodhej në vendngjarje dhe vazhdimisht i bënte thirrje të moshuarit të zbriste nga lartësia.

Më pas, ishin anëtarë të policisë ata që e shpëtuan burrin dhe e larguan nga vendi i rrezikshëm ku ndodhej. Mësohet se i moshuari është dërguar në spital dhe po merr trajtim spitalor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb