Ndonëse rezultoi pozitiv me Covid-19, Granit Xhaka nuk ka pranuar ta marrë vaksinën kur pothuajse të gjithë bashkëlojtarët e tij në ekipin kombëtar të Zvicrës janë vaksinuar tashmë.

Lajmi është bërë i ditur nga Adrian Arnold, shefi për media në Federatën e Futbollit të Zvicrës.

Zvicra pret Italinë më 5 shtator në Bazel, por llogaritë e formacionit duhet të bëhen pa kapitetin Xhaka.

Gjithashtu më 8 shtator Zvicra do të luajë me Irlandën e Veriut. Për Xhakën do të bëhet një tentativë të enjten me një test PCR dhe në rast se rezulton negative, atëhere ai mund të rikthehet të luajë.

Nga ana tjetër, Xhaka rezulton të mos ketë infektuar asnjë nga kolegët e tjerë tek Zvicra.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: