DIBËR- Qindra banorë janë mbledhur sot pranë zyrës së OSHEE-së në komunën Maqellarë të Dibrës për të protestuar për ndërprerjen e energjisë elektrike. Protestuesit me libreza në duar kanë pohuar se rezultojnë debitorë kur në të vërtetë i kanë paguar faturat e energjisë elektrike.

Në këto kushte, banorët kërkojnë që të gjendet personi përgjegjës në OSHEE, i cili nuk i ka hedhur në sistem pagesat e banorëve dhe jo të merren masa ekstreme ndaj atyre që i kanë paguar. Ata kanë kërkuar zgjidhjen e këtij problemi, pasi në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat.

Madje banorët kanë pohuar se nëse askush nuk merr masa, atëherë do ti kërkojnë Maqedonisë furnizimin me energji elektrike. “Ne i kemi paguar dritat dhe vijnë e na thonë se rezultojmë debitorë. Ja ku i kemi librezat të firmosura e të vulosura. Nëse shteti shqiptar nuk ka zgjidh problemin, do i kërkojmë ndihmë Maqedonisë të na furnizojë me energji elektrike”, kanë deklaruar banorët.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb