Nga sot një nga kopshtet publike me numrin më të madh ndër 26 kopshtet e bashkisë së Peqinit do të qëndrojë i mbyllur pasi deri tani të paktën 6 edukatore kanë rezultuar me COVID-19 pozitiv. Burime zyrtare konfirmuan se bëhet fjalë për kopshtin “Sami Frashëri” të qytetit të Peqinit i cili frekuentohet nga rreth 100 fëmijë.

Kjo situatë ka alarmuar autoritetet përgjegjëse të cilat menjëherë kanë marrë të gjitha masat e parashikuara për përballimin e gjendjes aktuale. Rasti i parë me COVID-19 pozitiv në radhët e personelit që shërben në këtë kopsht është shfaqur që gjatë javës së kaluar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë që sot bëhet me dije se edhe disa pjesëtarë të tjerë të personelit dyshohet se janë prekur nga COVID 19 pozitiv, ndërsa për 6 të tjerë rezultati u konfirmua zyrtarisht.

Kjo situatë kaq e rënduar ka bërë që i gjithë personeli që shërben në kopshtin “Sami Frashëri” të Peqinit të vetëkarantinohet, ndërsa janë dezinfektuar ambientet e brendshme dhe të jashtme të këtij kopshti.

Gjithashtu për shkak të situatës së krijuar po u bëhet testi të gjithë prindërve të fëmijëve që frekuentojnë këtë kopsht publik. Gjatë të martës në qarkun e Elbasanit sipas burimeve zyrtare ka pasur rritje në shifra shqetësuese të rasteve të prekur nga COVID-19 pozitiv.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb