DURRES– Policia e Durrësit ka ndërmarrë një aksion gjatë ditës së djeshme, ku ka sekuestruar dy makina luksoze, pasi rezultojnë të vjedhura jashtë vendit. Bëhet fjalë për një mjet tip “Ferrari” në posedim të M.H., 30 vjeç, i cili rezultoi i vjedhur në Itali dhe një mjet tip “Range Rover” në posedim të B.M., 38 vjeç nga Kosova.

Njoftimet e policisë:
Më datë 13. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M. H., vjeç 30, banues në Durrës, pasi nga kontrolli që iu bë mjetit tip “Ferrari” rezultoi i vjedhur në Itali. Neni 141/a i Kodit Penal.

Më datë 13. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B. M., vjeç 38, banues në Kosovë, pasi më datë 12. 09. 2018, në PKK Port, nga kontrolli që iu bë, mjetit tip “Range Rover” rezultoi i vjedhur jashtë shtetit, i cili u bllokua. Neni 141/a i Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb