Ish-opinionisti i ‘Big Brother’ Basri Shala ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka bërë me dije, vetë ish-opinionisti me anë të një postimi në Facebook.

Ai shkruan se ka respektuar rregullat e përhapjes së COVID-19, duke mbajtur maskën dhe duke respektuar distancën por sërish është infektuar nga virusi.

“Miq, Pas disa shqetesimeve qe i kisha, dje e kam ba testin. Para pak kohe me thirren prej IKSHP-se dhe m’kallxun qe jam njeri shume i mire dhe pozitiv. Ata qe me njohin e dijne sa shume kam pas kujdes, por me fund e leshova bajrakun. Ka shume kohe qe masken dhe distancen e kam respektu strikt”, shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb