Një i porsalindur ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në Kosovë. Lajmi u konfirmua nga kryetarja e Shoqatës së Neonatologeve në Kosovë, Burbuqe Skënderi përmes një postimi në ‘Facebook’.

“Shoqata e Neonatologeve të Kosovës raporton rastin e parë te të porsalindurit me Covid pozitiv, gjendja e përgjithshme e foshnjës momentalisht stabile. Beni kujdes, Covid nuk zgjedh moshë!”, ka shkruar Skenderi.

Ndërkohë në 24 orët e fundit, në Kosovë janë shënuar edhe katër viktima nga COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb