BOLONJA- Është gjetur i vdekur 16-vjeçari nga Modena, i cili ishte shpallur i zhdukur prej disa ditësh. Mësohet se Giuseppe Balboni, u gjet i vdekur brenda një pusi në Castello di Serravalle në Bolonjë. Tgcom shkruan se nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai është vrarë.

Para se të dilte nga shtëpia adoleshenti iu kishte thënë prindërve të tij se duhet të takonte një mik.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në zonën ku u gjet 16-vjeçari, ishte dhe skuteri i tij, që ishte mbuluar me gjethe. Për gjetjen e trupit të viktimës u përdorën edhe qentë e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb