Të paktën 13 persona që po udhëtonin me avion nga Itali në Indi, të cilët rezultuan pozitivë me Covid-19 pas mbërritjes së tyre në qytetin Amritsar, i kanë shpëtuar karantinës.

Ata ishin mes 125 pasagjerëve të infektuar në një fluturim çarter nga Milano, pas mbërritjes në Indi kanë arritur që vijojnë jetën të lirë dhe pse duhet të ishin në izolim.

Sipas BBC, mësohet se 9 prej tyre u arratisën direkt nga aeroporti sapo zbritën nga avioni, ndërsa 4 të tjerë mundën që të largoheshin nga spitali ku ishin dërguar.

Policia ka nisur punën për gjetjen e tyre, pasi ata janë rrezik për përhapjen e virusit, i cili po infekton miliona persona në ditë.

Në avionin e linjës Itali-Indi po udhëtonin gjithsej 160 pasagjerë, ku shumica e tyre ishin me Covid ndërsa nga testimi ishin përjashtuar vetëm disa fëmijë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb