Është riaktivizuar sërish ditën e sotme vatra e zjarrit në Karaburun.

Ministri Niko Peleshi ka publikuar në rrjete sociale video nga operacioni dhe thotë se falë ndërhyrjes së helikopterit Cougar të Forcave të Armatosura vatra është izoluar në kohë dhe është shuar brenda ditës.

Postimi i Niko Peleshit:

Dy javë pas shuarjes së vatrës së zjarrit në Karaburun, helikopterit Cougar të Forcave të Armatosura iu desh të rikthehej sërish atje pasi iu vu sërish flaka. Fatmirësisht vatra u izolua në kohë dhe u arrit të shuhej brenda ditës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb