Janë aktivizuar përseri vatrat e  zjarrit në Seman. Në vendngjarje zjarrfikësja e repartit Fier.

Zjarri ra ditën e djeshme rreth orës 15 : 00 dhe u vu nën kontroll gjatë natës,  por përsëri pylli me pisha e shkurre është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të hëne.

Sipërfaqja nën flakë është e konsiderueshme. Vendi ku ka rënë zjarri është një pyll i dendur me pisha, në zonën e Semanit, në vendin e quajtur Godull.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha forcat dhe mjetet e repartit zjarrfikës të Fierit.

Terreni është i vështire për shkak se aty ndodhen shkurre dhe ferra të mëdha që rrezikojnë përfshirjen nga zjarri të Kurorës së Pishave në Seman.

Kjo zonë është nën flakë nga e premtja e fundit e korrikut.

Zjarri favorizohet edhe nga era e temperaturave të larta.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb