Ambasada e Francës në Shqipëri ka publikuar sot datën dhe oraret e fluturimeve nga Franca në Shqipëri në kushtet kur ende qëndrojnë në fuqi rregullat e ndalimit të fluturimeve normale si pasojë e COVID 19.

Ambasada thekson se, “për të gjithë të interesuarit, bëjmë me dije se fluturimi i radhës mes Francës dhe Shqipërisë është parashikuar të kryhet në datën 5 qershor 2020, nga aeroporti Paris Charles de Gaulle”.

Oraret e fluturimeve të riatdhesimeve më 5 qershor janë Tiranë- Paris ora 12:00- 14:45 dhe Paris – Tiranë ora 15:45-18:15.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb