Ditën e djeshme, pasi shteti shqiptar nisi për në Itali 30 mjekë që t’i bashkohen skuadrës në vijën e parë të luftës kundër COVID-19, tashmë ka nisur operacioni për riatdhesimin e shqiptarëve të bllokuar jashtë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj thekson se dje nisën operacionet e para në Itali dhe Kroaci. Mes të tjerash ai tha se do të vijojë puna për riatdhesimin e shqiptarëve të tjerë, ndërsa bëri të ditura kategoritë; studentet, rastet humanitare apo me nevoja të veçanta dhe për shtetasit shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku janë bllokuar.

MESAZHI I CAKAJT
Pas mbështetjes dhënë Italisë mike, dje kemi kryer edhe operacionet e para të riatdhesimit të shqiptarëve të mbetur në Itali dhe Kroaci.
Këto operacione do të vijojnë për t’i riatdhesuar shqiptarët e bllokuar në hapësirën evropiane për shkak të masave të marra në luftën kundër COVID-19.
Kthimi do të mundësohet për studentet, rastet humanitare apo me nevoja të veçanta dhe për shtetasit shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku janë bllokuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: