TIRANE – Shqipëria vijon përgatitjet në vigjilje të dy takimeve miqësore kundër Austrisë dhe Luksemburgut. Në konferencë për shtyp kanë folur Mergim Mavraj dhe Sokol Cikalleshi. Në një zë dy lojtarët kanë theksuar se këto dy takime janë shumë të rëndësishme në funksion të një qëllimi, të jeni gati për fazën e grupeve në Euro 2016.

Pasi shijuan në çdo formë suksesin e atij kualifikimi historik, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit është pranë një tjetër sfidë, faza e grupeve në “Euro 2016”. Miqësoret kundër Austrisë dhe Luksemburgut i shërbejnë pikërisht këtij qëllimi, përmirësimi i grupit dhe gjendja e skuadrës. Në konferencë për shtyp, Mërgim Mavraj, i rikthyeri i madhe i Kombëtares, thekson se tani është koha për të punuar për të arritur më pas në Francë pse jo një tjetër surprizë.
Edhe Cikalleshi është në të njëjtën rryme, është koha për të punuar për të qenë gati për një sfidë aq të madhe sa faza e grupeve e një kampionat evropian. Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e parë miqësore kundër Austrisë më 26 mars.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb