Në Paris për të rigjetur lumturinë. Christian Eriksen dhe Pochettino mund të ribashkohen që në janar tek PSG. Marotta e tha qartë se fantazisti do të largohet nga Inter në merkaton e dimrit, ndërsa mentori i tij më madh, Pochettino nuk ka ndërmend të humbas kohë, sapo kalimi i tij në Paris të bëhet zyrtar, emri i parë që do ti propozojë drejtuesve të klubit do të jetë ai i Eriksen.

Pochetino
Pochetino

Të dy tek Tottenham ndërtuan së bashku të ardhmen, ishin dy nga elementët më të rëndësishëm që rikthyen “gjelat” në majën e europës. Eriksen ka qenë lojtari më i besuar i argjentinasit, njëkohësisht lojtari me më shumë minuta për të, në gjashtë sezone në Londër, Eriksen është aktivizuar në 255 ndeshje, në një total prej 20, 783 minuta. Leonardo, drejtori sportiv i PSG, prej kohësh është interesuar për lojtarin e Inter, tani me Pochettino në stol, do të trokas në dyert e klubit zikaltër me një ofertë konkrete.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb