Bayern Mynchen në turin e parë të Kupës së Gjermanisë mposhti thellë skuadrën e Kemnitcerit me rezultatin 5-0. Një ndeshje që nuk u vu asnbjëherë në diskutim, madje lojtarët e skuadrës kampione në fuqi gjetën momentin të bënin edhe shaka në fushën e lojës.

Ishte Riberi ai që mori vëmendjen gjatë ekzekutimit të një goditje dënimi (e cila do përfundonte në gol) teksa i përkulur për të rregulluar topin do t’i zgjidhte lidhte lidhësen gjyqtares së takimit, Bibiana Steinhauz. Steinhauz ishte risia e futbollit gjerman pasi për herë të parë arbitër i parë ishte një gjyqtare femër.

Ajo e sheh vprimin e Riberi-ë dhe i lëshon disa goditje prapa koke. Francezi shënon, por ka ende kohë, që kryesorja e sfidës t’i lëshojë pa u trembur një paralajmërim, ndonëse e kaloi me shumë “fair-play” dhe nuk e ndëshkoi as me karton të verdhë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb