Edhe pse nuk luan më futboll, Frank Ribery nuk heziton të japë komente të ndryshme, teksa së fundmi ka përmendur Pogba-në dhe Rabiot.

“A kam folur me Pogba? Po, folëm para se ai të rikthehej në fushë kur ishte ndeshja e Juventusit me Torinon. Pogbas i duhet vetëm të rigjejë vazhdimësinë sepse ai është një kampion dhe këtë nuk mund ta diskutojë askush. Rabiot? Ai është një lojtar i rrallë, shumë i fortë. Ka një fizik për t’u vlerësuar dhe më duket në rritje të vazhdueshme. Luan mirë me të dyja këmbët dhe ka një goditje të fortë. Kur është në më të mirën e tij, ai fluturon” – Tha ai.

Diçka u tha edhe për Di Maria. “Di Maria? Ai i ngjason shumë Robben. Janë të dy lojtarë që luajnë me të majtën dhe kanë qenë më të mirët në atë rol për 20-vitet e fundit. Argjentinasi është në kategorinë e lojtarëve që mund të konsiderohen artistë. Atë që pjesa më e madhe e bëjnë me duar, Di Maria e bën me këmbë. Nuk më surprizon impakti që ai ka ate Juventus”, u shpreh Ribery.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: