Richard Gere feston sot 66 vjetorin e ditëlindjes. Aktori lindi në 31 gusht 1949 në Philadelphia.
Ai filloi aktrimin në 1973 me interpretimin teatral të ‘Grease’. Karriera e tij artistike është e pasur me shumë role. Një ndër filmat më të spikatur ka mbetur ‘Pretty Woman’, në krah të Giulia Roberts.

Gere ka qenë i martuar me top modelen Cindy Crowford nga 1991-1995. Në 2002 ai u martuar me aktoren Carey Lowell me të cilën ka një djalë që ka lindur në shkurt të 2000, por çifti u divorcua në 2013.
Vizita e tij në Tibet në 1978 e afroi shumë pranë budizmit.

Atje ai takoi shumë murgj tibetian dhe gjithashtu edhe Dalai Lama. Ky eveniment në jetën e tij e shtyu të bëhet një ndjekës i besimit budist dhe një mbështetës i liderit besimtar.

Gere gjithashtu është një mbështetës i të drejtave të njeriut në Tibet dhe themelues i Tibet House dhe mbështetës i Lëvizjes për pavarësinë e Tibetit. Për këtë arsye atij i është ndaluar përfundimisht hyrja në republikën popullore kineze. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: