KQZ i ka hequr një sërë kandidatësh Partisë Demokratike nga listat e reja që selia blu i ridepozitoi ditën e djeshme.

Në fakt, PD kishte futur më shumë kandidatë, që kryesisht kapnin vendet e fundit në listat e qarqeve.

KQZ ëshë detyruar në mbledhjen e sotme të heqë disa prej tyre, pasi PD kishte dërguar më shumë se sa lejon ligji, 153, nga 231 që kishte çuar PD.

“Listat kanë më shumë kandidatë se sa përcaktohet, Elbasani ka 6 kandidatë më shumë, Dibra ka  3 kandidatë më shumë, Fieri ka 6 kandidatë më shumë, Berat ka 6 kandidatë më shumë, qarku i Durrësit ka 6 kandidatë më shumë, Korça ka 9 kandidatë më shumë, Kukësi ka 6 kandidatë më shumë, Qarku i Lezhës ka  3 kandidatë më shumë, Shkodra ka 9 kandidatë më shumë, Tirana ka 9 kandidatë më shumë, Vlora ka 6 kandidatë më shumë dhe Gjirokastra ka 9 kandidatë më shumë”,- tha një përfaqësues i PD.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb