TIRANE

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një qytetari në rubrikën ‘Përgjigja ime’ në Facebook, i cili e pyet për propozimin nga qeveria të  ish ministrit të PD, Ridvan Bode si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Rama thotë se Boden e ka takuar vetëm një herë dhe sipas tij Banka e Shqipërisë i shërben vendit dhe jo partisë.

Komentuesi:

“O pall shif ato që skanë buk me hongër se ike lon tek rruga me polica dhe do me ju prish shpiat dhe mos bo diverezion me Ridvan tradhtarin se nuk i ha populli manovrat e tua. Ke për të ik zvarrë o legen”

Myhujn
Myhujn

Përgjigja e Ramës:

O Ismet, more Ismet, Ridvan Boden e kam takuar vetëm njëherë në jetë, pa asnjë lidhje me politikën, kur ishte deputet i thjeshtë. Shumë kohë më pas kur në kabinet po përgatismin propozimet e qeverisë për tre anëtarët, i kam çuar një SMS interesimi për kandidaturën e tj. Ish-ministri i financave është përgjigjur pozitivisht. Bode u shpall tradhtar nga partia e tij dje. S’do kisha humbur asnjë sekondë me ty Ismet, sepse je një profil false. Vazhdo merri ajër kësaj toke. S’do kisha humbur asnjë sekondë as për t’i dalë në mbrojtje ish-ministrit të PD, aq më tepër që Ridvan ode nuk e kam propozuar përsa shumë ka luftuar politikisht kundër qeverisë tonë dhe meje në parlament. S’é kam propozuar as për ta larguar si udhëheqës politik në fushata si në Qarkun e Korçës ku e hoqi PD dhe na u bënë më të lehta si fushatat ashtu edhe fitores. Arsyeja e propozimit tim, dhe a e ka tradhtuar ai partinë, apo partia atë, këtë debat bëjeni në klubin e SHQUP-it aty ku bisedoni me Babalen, dëshmitarin X e kadrinjtë e tjerë. Ndërsa BSH nuk është as e partive dhe as e kadrinjve.

Flamuri i vetëm është ai i interesave kombëtare. Të jesh i propozuar për të kontribuar në bordin e BSH duhet thjesht të jesh një profesionist. Abren Malaj dhe Ridvan Bode janë dy ish-ministra, sot jashtë rolit partiak, por kur vjen puna te proceset vendimmarrëse të BSH, janë dy figura të vlefshme në shërbim tëpolitikës monetare të vendit tonë. E thënë ndyrshe për ty Ismet, shërbëtorë të zellshëm të partisë tënde si Flamur Kadriu apo Kadri Noka, partia mund t’i propozojë në…  Frymorët besnikë të atij lloji janë aq të padobishëm. S’kemi qenë dhe s’do jemi kurrë njësoj, sepse ne, PS, e kemi vënë gjithmonë interesin e vendit dhe të shtetit të parin. Edhe këtë herë, duke propozuar Ridvan Boden për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të BSH zgjedhim t’i shërbejmë bankës dhe jo partisë.

(d.d./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb