KOSOVA

Me qeverinë e re duket se dhe dialogu Kosovë- Serbi do të rifillojë me bekimin e SHBA dhe BE.

Radio Evropa e Lirë ka mësuar nga burime diplomatike se Serbia do të ndalojë fushatën e mosnjohjes së Kosovës për të favorizuar dialgoun.

Nuk dihet nëse ka një premtim nga pala tjetër apo është ndikimi i ndërkombëtarëve por ende nuk ka një vendim publik nga Beogradi zyrtar.

“Si pjesë e vullnetit të mirë për të krijuar një atmosferë të favorshme për vazhdimin e dialogut, palët në Beograd kanë rënë dakord të mos vazhdojnë me këtë fushatë,” konfirmoi një burim i lartë diplomatik në BE për Rel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb