Ditën e sotme Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbajë Konventën Kombëtare, çka vjen fill pasi ish kryetari i saj Ilir Meta dorëzoi postin e presidentit të vendit.

Gazetari Osman Stafa, në një raportim për Neës24, ka bërë të ditur detaje në lidhje me këtë Konventë.

Ai u shpreh se nga burime të brendshme ka mësuar se LSI do të nisë një riformatim që nga baza, pra një rifreskim të forumeve.

“Pas 5 vitesh ish-presidenti Ilir Meta rikthehet në një nga organizimet e LSI, në Konventën Kombëtare ku priten zhvillime të rëndësishme për organizimin e kësaj partie. Detaje nuk ka shumë pasi gjithçka ka qenë hermetike, por sot veç Kryemadhit do të flasë edhe Meta dhe LSI do të nisë riformatim që nga baza, rifreskim të forumeve dhe pritet të zgjidhen në poste drejtues persona të rinj por edhe ata që kanë kontribuar deri tani për këtë parti.

Meta pati edhe 2 komunikime në rrjetet sociale ku theksoi besëlidhjen kuqezi për sovranitetin dhe referendumin.

E Paqartë mbetet si do të funksionojë drejtimi i LSI duke qenë se Kryemadhi ka deklaruar muajt e fundit se do të jetë ish presidenti që do të marr të frerët, por mbetet për tu parë si do të jetë bashkëpunimi me PD, bashkëpunim i nisur që nga kandidimi i Berishës për të marrë kreun e demokratëve. Ndërkohë në deklaratat e sotme zoti Meta deklaroi se kreun e LSI e ka lënë në kohën kur u bë president”, raportoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: