Nga: TEDI BLUSHI
Të dy italianë. Të dy problematikë me drejtësinë. Të dy vijnë në Shqipëri për “turizëm”. Të dy fluturojnë me një tip avioni. Të dy bien nga qielli. Të dy ulen në zona që thonë se nuk i njohin por që janë bërë gati për të mikpritur avionët e tyre. Të dy “pësojnë” avari. Të dy kapen se iu thyhet rrota.

Historitë “shqiptare” të Giorgo Riformatos dhe Guido Andrea Guidit ngjasojnë si dy pika uji. Përfshi edhe deponimet e tyre para organeve të drejtësisë shqiptare. Alibi që duket se mësohen përmendësh për këto raste avarie të paparashikuara. Thënë ndryshe, Riformato dhe Guidi ndryshojnë nga njëri-tjetri vetëm nga emri. Nga fakti që një avion bie në Divjakë dhe tjetri në Ishëm. Dhe ç’është më kryesorja se Riformatos iu gjet droga në pyll. Ndërsa Guidit ende “asgjë”. Rastësia është mbreti i botës. Por a është rastësi që rrotat e avionëve të vegjël italianë po thyhen gjithmonë e më shpesh në Shqipëri?
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb