Avokati Petrit Ismaili, i cili në gjyqin e Saimit Tahirit mbron të bashkëakuzuarin Jaeld Çelëa ka thënë se vendimi për rigjykim është një kthim i sistemit të drejtësisë pas në kohë, saktësisht në komunizë.

Ismaili bën krahasimin se dikur prokurorët hakërreheshin me kamxhin në dorë, kurse sot të tregojë ato që duan të dëgjojnë.

Po ashtu Petrit Ismaili ka kritika për gjyqtarët apo prukurorët që mbajnë në paraburgim persona të pafajshëm apo dërgimin një çështje në gjyq pa prova.

Po ashtu Ismaili tregon shembullin e të pafajshmi i cili u mbajt padrejtësisht 25 vite në burg, dhe në fund qau, duke treguar se sa dhimbje sjell mungesa e drejtësisë.

Avokati e iluston shembullin me video, kur personi në fjalë i cili padrejtësisht mbahej prej 25 vitesh në burg shpërtheu në lotë pasi u shpall i pafajshëm. Ndërkohë gjyqi i Tahirit vijoi prej 3 vitesh, kurse tashmë do të rinisë pasi do të rigjykohet. Kurse klienti i tij, ish- drejtori i Policisë Vlorë Jaeld Çela prej kohësh ishte në arrati teksa në mes të majit u vetëdorëzua pranë organeve policore.


STATUSI NGA PETRIT ISMAILI

Vendimi i Gjykatës së Posaçme tē Apelit për tê prishur vendimin e Gjykatës sê Shkallës së Parë te kunder korrupsionit dhe krimit te organizuarpër e për ta kthyer çeshtjen ne ngarkim te ish ministrit te brendeshen dhe ish drejtorit te policise se Qarkut Vlore për rigjykim sërish në shkallën e parë tregon shumë më shumë se fjalët me të cilat është shprehur.
Ai vendim e dërgon arësyen e shumëkujt përtej konkretes (që dy qytetarë mbahen pafundësisht nën akuzë), tek shqetësimi se sa e madhe paska qënë dhe është inercia e një sistemi gjyqësor që kishim në sistemin politik të rrëzuar në vitin 1990. Atëherë drejtësia “piketonte” autorin dhe kërkonte (edhe me dhunë e tortura) provat, ndërsa përmbysja presupozonte të kundërtën: duhej të jenë provat ato që të çojnë drejtësinë tek autori.
Jo rastësisht edhe në jurisprudencën e të gjitha sistemeve të drejtësisë, kuptimi i veprës penale fillon me Objektin dhe Anën Objektive dhe pastaj vazhdon me Subjektin dhe Anës Subjektive.
Ajo që ka ndodhur me këtë gjyq, duket sikur e ka kthyer sistemin pas në kohë dhe mbase prokurorët bëjnë e gjejnë në ndërgjegjen e tyre mes gjithë asaj njëtrajtësie, një dallim me atë kohë që duhet të jetë arësyeja e vetme pse gjyqi po zgjatet: në dallim nga atëherë, … nuk torturojnë duke iu hakërryer “viktimave” me kamxhik në dorë, të tregojnë ato qē këta duan të dëgjojnë…
Kushtetuta jonë prezumon pafajësinë e kujtdo pa një vendim gjykate të formës së prerë. Ky nen që nuk lejon tê cilësohet askush fajtor, pa atë vendim të formës së prerë, synon të nxisë sistemin që edhe masat që e mbajnë një person në gjendje fizike dhe psikike si jo të pafajshëm, të jenë për rastet në in extremis, dhe gjithmonë të kufizuara në kohë.
Afatet proçeduriale lidhur me hetimin dhe gjykimin, nuk janë teknikalitete, por instrumente të një drejtësie efikase, pasi ndryshe, se ku shkojmë, na e tregon ajo sentenca e famshme: Drejtësia e vonuar, është drejtësi e munguar…

Nga puna që bëj, si avokat, ndjek sa herë kam mundësi nga koha, proçeset e vetingut tê prokurorëve dhe gjyqtarëve. Si nuk patëm një rast kur një prokuror psh, të largohet nga sistemi për mbajtjen e një personi të pafajshëm në paraburgim apo dergimin e nje ceshtje ne gjyq pa prova..?
Kushdo, kur dëgjon përse debatohet në ato proçese, me ato terma metrash katrorë e çmime apartamentesh, më parë i shkon mendja që jemi në ndonjë institut ndërtimor sesa në një veting drejtësie, ose të shumtën, në një veting pronësie…

Një amerikan, i quajtur Daniel Villegas u mbajt në burg për 25 vite me një akuzë të rëndë që nëse provohej, do i kushtonte jetën.
U shpall i pafajshëm në 2018-ën, pra pas 25 vitesh burg.
Momenti kur ai shpallet i pafajshëm në sallën e gjyqit, me shpërthimin e tij në lot, ka bërë e bën xhiron e botës: Jo për të thënë që e drejta vonon por nuk harron, (pasi këtë e thonë ata që nuk e “provojnë” vonesën, por për të parë se sa dhimbje sjell kur ajo mungon.\

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb