Rihanna është një këngëtare e famshme, por që së fundi është angazhuar më shumë me aktivitetin e saj si sipermarrëse.

  • foto galeri

32-vjeçarja, që ka linjën e saj te Fenty Beauty zbuloi të martën se koleksioni i ri i produkteve për lëkurën, Fenty Skin, do të dale në treg në 31 korrik.

Rihanna bëri njoftimin emocionues me video, ku shihet teksa aplikon disa produkte për lëkurën, si serumi, një pastrues dhe krem ​​dielli.

Për qasje të parakohshme më 29 korrik, fansat mund të regjistrohen në uebfaqen e lançuar së fundmi nga Fenty Skin.

“Fenty Skin po vjen 31 korrik ekskluzivisht në FENTYSKIN.COM !! Por ju mund ta blini atë më herët nëse më dërgoni emailin tuaj përmes linkut në bio-në time … “, ka shkruar këngëtarja në video.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb