Këngëtarja e famshme Rihanna nuk ka hedhur në treg asnjë hit të ri që prej vitit 2016, por ajo i ka siguruar fansat se po punon për materiale të reja.

30 vjecarja ka sqaruar se gjatë kësaj kohe ka qenë e zënë duke u fokusuar në linjën e saj dhe filmin, ndërkohë që premton se do të hedhë me treg, disa këngë të reja në të ardhmen e afërt.

Duke iu përgjigjur një ndjekësi në “Instagram”, i cili pyeti se ku ishte muzika e saj e re, këngëtarja e “Diamonds” iu përgjigj: “Jam duke bërë muzikë, njëkohësisht duke bërë kozmetikë, film. Kur muzika është e gatshme, ju nuk do të duhet ta kërkoni. Por po vjen së shpejti”, ka deklaruar ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb