Rihanna me sa duket është kthyer sërish një zonjushë beqare. Këngëtarja e hitit “Diamonds” është ndarë me miliarderin Hassan Jameel, tha një burim për Us Weekly të premten.

Bukuroshja nga Barbadosi dhe biznesmeni nga Arabia Saudite, të cilët janë të dy 31 vjeçarë, ishin së bashku për gati tre vjet, shkruan DailyMail. Ata për herë të parë janë parë së bashku në vitin 2017, por burimet këmbëngulin se ata kishin qenë bashkë prej muajsh.Ata ishin parë shpesh me pushime së bashku në Evropë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në fund të vitit 2017 ata ishin krah për krah në Ibiza. Çifti i dashur u pa duke u puthur, përqafuar dhe duke pirë shampanjë në pishinën e një vile luksoze që morën me qira.

Në atë kohë, miqtë e interpretueses zbuluan se ajo ishte ‘kokë e këmbë’ e dashuruar me Jameel, emri i plotë i të cilit është Hassan Mohamed Abdul Latif Jameel.

Në qershor të vitit 2019 ajo u pyet nëse ishte dashuruar gjatë një interviste në një revistë.
Rihanna u përgjigj, “Sigurisht!”. Pastaj kur u shtyp nëse do të martohej, ylli u përgjigj: “Vetëm Zoti e di atë. Ne planifikojmë dhe Zoti qesh, apo jo?”.

Rihana
Rihana

Hassan është Zëvendës President dhe Nënkryetar i operacioneve të Arabisë Saudite të biznesit të familjes së konglomeratit ndërkombëtar në pronësi të familjes Abdul Latif Jameel, i cili, midis operacioneve të shumta të biznesit, ka të drejta shpërndarjeje për automjetet Toyota në Arabinë Saudite dhe vendet e tjera.

Rihanna u nda nga i dashuri Chris Brown në vitin 2009 pas dy vjet takimesh, kur në internet u shfaqën fotografi të fytyrës së saj të dhunuar pas një konflikti të dhunshëm mes dyshes që ndodhi në Los Angeles.

Këngëtarja e hitit “Umbrella” ka qenë e lidhur me një varg yjesh duke përfshirë reperin Drake dhe aktorin Leonardo DiCaprio.

Rihana 2
Rihana 2

Këtë muaj këngëtarja ka punuar shumë për të promovuar koleksionin e saj të ri të Shën Valentinit, “Savage x Fenty, duke u shfaqur shpesh me bikinit e linjës së saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: