Rihanna u pa e kapur për dore me të dashurin e saj ASAP Rocky në një darkë vonë në New York.

Këngëtarja e famshme dhe ikona e modës ishte e gjitha e buzëqeshur teksa po hynte në restorantin e Manhattan.

33-vjeçarja nga Barbadosi, kishte nxejrr në pah këmbët e gjata, teksa doli nga hoteli i saj në New York me një xhaketë blu me të zezë, dhe me një fund blu me gëzof të gjelbër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo gjithashtu mbante veshur një palë sandale të bardha me rripa, të cilat i shtriheshin rreth këmbëve deri pak poshtë gjunjëve.

Rihanna i kishte stiluar flokët e gjata të zeza pas shpatullave me shumë dredha natyrale dhe një ndarje në mes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb