Rihanna i ka kthyer fansat në të kaluarën me daljen më të fundit.
Këngëtarja e njohur, Rihanna është fotografuar jashtë një restoranti në Los Angeles me syrin e nxirë dhe fytyrën e mavijosur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fansat kanë nisur spekulimet e para, duke u shprehur se ajo mund të jetë përfshirë në një sherr fizik. Por nuk është e vërtetë, pasi Rihanna ka bërë aksident me një skuter elektronik disa ditë më parë.

Megjithatë, siç ka treguar përfaqësuesi i këngëtares për “People”, ajo nuk ka marrë plagë të rënda dhe po e merr veten shpejt.

“Rihanna është shumë mirë tani. Ajo bëri aksident me një skuter elektronik javën e kaluar dhe u mavijos në ballë dhe në fytyrën e saj. Fatmirësisht ajo nuk ka plagë të mëdha dhe po shërohet shpejt”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: