TIRANË

Disa prej bizneseve që kanë qenë të mbyllura prej 40 ditësh janë hapur sot në tregun e ”Qytetit të Nxënësve” në Tiranë.

Pronarët e këtyre bizneseve për gazetaren Klodiana Lala kanë konfirmuar se janë pajisur me lejen për ”Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur” që është e nevojshme për të hapur biznesin.

Ndërkohë ata kanë thënë se qytetarët janë ndërgjegjësuar dhe në treg nuk ka dyndje ndërsa respektohen masat e distancimit social.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb