Birra po rrjedh sërish në pub-et e Irlandës, autorizuar për të rihapur portat e tyre, pas 15 javëve mbyllje si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri.

Pub-et që shërbejnë ushqim si dhe restorantet dhe hotelet janë autorizuar të rihapen, ndërkohë që vendi ka hyrë në fazën e fundit të lehtësimit të masave kufizuese.

Të gjitha kufizimet e udhëtimit brenda vendit janë hequr dhe kishat, sallonet e flokëve, kinematë dhe muzetë mund të rihapen. Deri në 50 njerëz mund të mblidhen brenda dhe 200 jashtë.

Por ata që shpresojnë të rizbulojnë atmosferën e një pub-i të mbushur me irlandez do të zhgënjehen.

Për shkak të masave të distancimit social, klientët do të duhet të qëndrojnë ulur dhe vetëm 1 orë 45 minuta.

Shtatë mijë pub-et irlandeze kishin mbyllur dyert e tyre në prag të ditës së Shën Patrikut, të shënuara zakonisht nga festime të lumtura, dy javë para se të dekretohej mbyllja më 28 mars.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: