Koha ecën dhe kur mbeten vetëm nëntë ditë nga mbyllja zyrtare e merkatos së verës, “telenovela” e gjatë me protagonist Neymar është shumë larg fundit. Real Madrid duket favorit në garën e fortë ndaj rivalëve të përjetshëm të Barcelonës, që tashmë janë larguar më shumë nga objektivi më I rëndësishëm në tregun e transferimeve.

1160507379.jpg.0
1160507379.jpg.0

Pasi refuzoi ofertën zyrtare që kërkonte rikthimin në “Camp Nou” të sulmuesit brazilin në formë huazimi, Paris SG ka nisur një kundërsulm. Sipas “Le Parisien”, kampionët francezë kanë kërkuar që klubi katalunjas të fusë në tratativa kartonin e Ousmane Dembele. Kjo kërkesë nuk e ka qetësuar aspak atmosferën. Përkundrazi, afron më shumë Barcelonën me tërheqjen përfundimtare nga bisedimet. Një gjë e tillë I hap rrugën transferimit të Neymar te Real Madrid, pasi klubi “los blancos” ka gati një ofertë marramendëse me 100 milion euro dhe kartonin e tre lojtarëve.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb