Parku i Gërmisë në Prishtinë është rihapur një ditë pasi u mbyll pas njoftimeve të qytetarëev se kishin parë një ari.

Komuna e Prishtinës njofton se nuk kanë rënë në gjurmët e ariut edhe pse kontrolle janë kryer në Gërmi, Butovc zonën e Antenave dhe Kolovicë.

Nuk dihet ende nëse ka qenë vërtet apo jo një ari në atë park, por nga sot në orët e para të mëngjesit qytetarët mund ta frekuentojnë lirshëm.

 

NJOFTIMI NGA KOMUNA E PRISHTINËS

Rihapet Parku i Gërmisë

Të dashur qytetarë,

Pas vlerësimit të ekipit të Emergjencës dhe punës në terren në Parkun e Gërmisë, u vendos për rihapjen e Parkut të Gërmisë për qytetarët.

Ekipi i Emergjencës ka kontrolluar terrenin duke përfshirë Gërminë, Butovcin, zonën te Antenat si dhe në Kolovicë dhe nuk kanë rënë në gjurmë të Ariut, për të cilin qytetarët raportuan se ishte parë në Gërmi.

Prandaj, që nga orët e sotme të mëngjesit Parku është rihapur.

Të dielën gjatë orëve të pasdites, Policia kishte pranuar informacione nga qytetarët se është vërejtur një Ari në parkun e Gërmisë afër zonave ku frekuentojnë zakonshëm qytetarët.

Ne konfirmuam se Ariu nuk ka qenë pjesë e “Parku i arinjve” dhe me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku potencial, vendosëm për mbylljen e Parkut të Gërmisë për qytetarët, deri në një vlerësim nga ekipet profesionale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb