KAPSHTICA

Pika kufitare e Kapshticës është rihapur 3 orë pas mbylljes së saj për shkak të plotësimit të kuotës prej 300 personash kalim në një ditë drejt Greqisë

Por me marrëveshjen e re kjo kuotë të paktën deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme nuk do të jetë në fuqi prandaj qytetarët mund të ikin prë Greqi pa u kërkuar edhe testin negativ të COVID-19.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se qytetarët pas këtij vendimi janë dyndyr drejt sporteleve për të kaluar sa më parë teksa burime për të bëjnë më dije se do të lejohen vetëm automjetet dhe jo autobusat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb