Në studion e emisionit “Open”,News24 u diskutua rihapja e basteve sportive online.

Ish-ministri i Financave Arben Malaj, i ftuar në studio deklaroi se ishte pro hapjes së basteve online, por në të njëjtën kohë kritikoi mbylljen me dorë të fortë që u bë vite më parë nga qeveria.

Sakaq ha se kushti i vetëm për qeverinë është deklarimi real i të ardhurave.

“Jam pro hapjes së basteve online. Ne ekonomistët bazohemi dhe në eksperiencat e vendeve të tjera. Siç ka ndodhur në vitet 1900 në SHBA, ku u ndaluan me ligj pijet alkoolike. Gratë argumentuan se ky ishte një shqetësim dhe duhet të ndalohej. Në SHBA më shumë përfitoi Alcapone. Aktiviteti kriminal të mos shkojë në duart e gabuar. Hyri politika në mes. Qeveria ka për detyrë të deklarojë shifrat reale. Formalizmi është një gjë e mirë pasi plotëson një nga deficitet që kemi pasur. Gabim për mua është mbyllja me dorë të fortë. Siç ishte ajo e pijeve në SHBA që prodhoi kriminalitet.”, tha Malaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb