Avokati i familjarëve që u prekën nga tragjedia e Gërdecit, Dorian Matilija e ka cilësuar si pozitive faktin që është hapur gjykimi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Ai pranoi se kjo është një fazë e parë dhe do të ketë shumë komplikacione deri në rezultatin e kërkuar prej familjarëve.

“Nuk është hapur rigjykimi, por gjykimi, është hequr pengesa për tu hapur gjykimi. Më në fund kjo pengesë është hequr dhe jemi në kushtet që seanca do të nisë. Çështja është e komplikuar.

Jemi ende në fillim, është lajm i mirë që është hequr një pengesë absurde juridike. Të gjitha argumentet e dhënë nga shkalla e parë kanë qenë të gabuara. Gjykata e shkallës së parë kishte mendimin që ajo çështje quhet e mbyllur.

Por një çështje është ose quhet e mbyllur kur jepet një dënim ose mos dënim”, tha Matilija.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb