Kryeprokurorja e Tiranës Elzabeta Imeraj ka folur sot për rihapjen e çështjes së ‘21 Janarit’ protestën ku u vranë 4 persona në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

E ftuar në ‘Opinion’ Imeraj tha se nëse për dy nga të vrarët ka pasur një hetim dhe dërgim të çështjes në gjykatë, për dy nga viktimat ka pasur një pezullim të hetimeve.

Pjesë nga biseda:
Fevziu:
Përse rihapet 21 Janari, a është kjo një pengmarrje e politikës?
Imeraj: Është një vendim i marr nga Porkuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për rifillimin e hetimeve. Në rangun e hetimeve të kësaj dosjeje, disa persona janë hetuar dhe janë dërguar në gjykim, ndërsa pjesa tjetër e dojes është pezulluar dhe ju është referuar organeve të policisë.
Fevziu: Që do të thotë për 2 persona janë gjetur përgjegjësit…
Imeraj: Për dy të tjerë është vendosur pezullimi i hetimeve.
Fevziu: Pezullimi për sa kohë është i vlefshëm, mund të rihapet një çështje edhe pas 50 vitesh?
Imeraj: Një prokuror dhe prokuroria në tërësi, interes parësor kanë gjetjen e autorit. Nga ana e organeve të policisë është bërë një listim i detajuar i veprimeve që mund të kryhen dhe që nuk ka qenë e mundur të bëhen në periudha të caktuara dhe në argumentimin e plotë, prokuroria në rrethana të reja ka vendosur rifillimin e hetimeve.
Fevziu: A ka prapavijë politike?
Imeraj: Aboslutisht që jo.
Fevziu: Ka fakte të reja në këtë hetim apo një rihetim I fakteve të dikurshme?

Imeraj: Në asnjë mënyrë nuk ndodh rihetimi i fakteve. Ka një rihetim të filluar për të gjetur autorin ose autorët e një ngjarjeje të tillë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb